March 3, 2014  |  0 comments

Unë bëj me dije se 2.3 m3/s nuk është një depozitë uji në çati. 2.3 m3/s x 60 sekonda x 60 minuta x 24 orë x 365 ditë është një sasi e pallogaritshme në vlerë monetare. Radika është i vetmi lumë në Evropë që është i pijshëm. Mjafton që ta fusësh në shishe të qelqta dhe e shet në vendet arabe 2 dollarë, siç e shet shteti maqedonas, dhe 1 dollar është në bursë sot. Pra, përftimi vetëm si ujë i pijshëm është i jashtëzakonshëm. Po të flasim edhe për energji, atëherë përfitimi është shumë herë më i madh, sepse kjo prurje do të kalojë të themi për 250 ditë. Pra po të llogaritet me 4 kaskada: nga Fierza, Komani, Vau i Dejës dhe Ashta janë 400 m lartësi x 2.3 m3/s dhe mua më del një humbje në energji me miliona euro në vit. Pra shikoni sa e vlefshme është ajo që thuhet 2.3 m/s. Për të mos folur për florën, faunën, tokën, lagështirën, ujërat nëntokësore, apo ujërat mbitokësore.

“Lumenjtë, marrëveshja që u nënshkrua me Maqedoninë”
» Dërguar më: 03/03/2014 – 07:38
Ola Mitre (gazeta shqipetare) linku origjinal Kliko Ketu>

Sasia prej 2.3 m3/s nuk është një depozitë uji në çati. 2.3 m3/s është një sasi e pallogaritshme në vlerë monetare, e cila pritet të merret nga Lumi Radika”. Deklarata vjen nga ambientalisti, Sazan Guri, i cili shpjegon se humbjet e vendit tonë nga zbatimi i projektit për devijimin e lumit Radika do të jenë tejet të mëdha. Ndërkaq, Guri vë në dispozicion të “GSH” edhe marrëveshjet nënshkruar nga shteti shqiptar me atë maqedonas, e fundit prej të cilave i vjen në ndihmë zbatimit të projektit për devijimin e Radikës.
Z.Guri, çfarë marrëveshjesh ka Shqipëria me shtetin maqedonas, në fushën e lumenjve?
Fillimisht kemi një marrëveshje mes Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Federatës së Jugosllavisë më 1956. Ajo është një marrëveshje bashkëpunimi për përdorim dhe shfrytëzim të ujërave ndërkufitare, që në thelb ishte një marrëveshje mirëkuptimi: pra jep dhe merr. Kjo marrëveshje, normalisht duhej të ekzistonte deri në momentin që ky shtet ekzistonte. Por, çfarë ndodhi? Që nga viti 1990 e këtej me Maqedoninë ka akoma marrëveshje, ku prishet termi ‘Jugosllavi’ dhe vihet ‘Republika e Maqedonisë’, ku hiqet baseni i Bunës apo Drinit të Bardhë dhe lejohet bashkëpunimi me Maqedoninë për Drinin e Zi, për Radikën, për liqenin e Prespës dhe për Pogradecin. Pra ruhen të njëjtat objekte që kanë të bëjnë me shtetin e Maqedonisë, por ndërkohë ruhen të njëjtat benefite që merr shteti maqedonas nga marrëveshja e mëparshme. Në këtë rast, kjo marrëveshje neve na bën me humbje shumë të madhe. Pra nuk mundet që një shtet si Maqedonia të vijë me të njëjtat përfitime nga shteti i mëparshëm, ku ajo ishte pjesë. Gjithashtu, ekziston një marrëveshje mirëkuptimi e firmosur nga 5 ministrat e 5 shteteve (Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Kosovë dhe Mali i Zi) për përdorimin e lumenjve me ndikim ndërkufitar. Kjo është bërë më 25 nëntor 2011, por në fakt ajo mbështetet me një marrëveshje tjetër të nënshkruar mes palëve veç e veç.
Ku konsiston marrëveshja e vitit 2011?
Në shtator të 2011-ës shteti maqedonas nis projektin 100-vjeçar të vetin. Para se ta bëjë këtë kërkon të bëjë një rifreskim të memorandumit me shtetin shqiptar dhe në nëntor të 2011-ës bën një memorandum, ku shprehimisht 5 ministra bien dakord që të minimizohen efektet negative që vijnë nga ndryshimi morfologjik hidrik. Pra, që nga kjo marrëveshje shteti shqiptar lejon, pranon apo nxit ndryshimin e burimeve ujore të lumit që lidhen me shtetin maqedonas e ku bën pjesë edhe projekti për devijimin e Radikës, si një nënbasen i basenit të Drinit.
Cilat janë ndikimet negative që do të sjellë për vendin tonë zbatimi i projektit për devijimin e lumit Radika?
Fillimisht dua të them se jemi në një fazë ku kemi një projekt, kemi një studim, dhe ajo që i mungon është vetëm pjesa e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe në aspektin social. Por, sot shteti shqiptar nuk ka si të thotë që nuk ka një projekt e që qytetarët janë shqetësuar më kot. Ndërsa ndikimi është shumë i madh. Unë bëj me dije se 2.3 m3/s nuk është një depozitë uji në çati. 2.3 m3/s x 60 sekonda x 60 minuta x 24 orë x 365 ditë është një sasi e pallogaritshme në vlerë monetare. Radika është i vetmi lumë në Evropë që është i pijshëm. Mjafton që ta fusësh në shishe të qelqta dhe e shet në vendet arabe 2 dollarë, siç e shet shteti maqedonas, dhe 1 dollar është në bursë sot. Pra, përftimi vetëm si ujë i pijshëm është i jashtëzakonshëm. Po të flasim edhe për energji, atëherë përfitimi është shumë herë më i madh, sepse kjo prurje do të kalojë të themi për 250 ditë. Pra po të llogaritet me 4 kaskada: nga Fierza, Komani, Vau i Dejës dhe Ashta janë 400 m lartësi x 2.3 m3/s dhe mua më del një humbje në energji me miliona euro në vit. Pra shikoni sa e vlefshme është ajo që thuhet 2.3 m/s. Për të mos folur për florën, faunën, tokën, lagështirën, ujërat nëntokësore, apo ujërat mbitokësore.
Grupi i vlerësimit për efektet negative në mjedis duhet të ngrihet nga vendi ynë apo ngrihet vetëm nga vendi që ka hartuar projektin?
Grupi i vlerësimit ngrihet nga ELEM-i, por ndërkohë në Shqipëri është qeveria që ngre një grup oponence mjedisore dhe ky grup mjedisor i qeverisë nuk është me 2, 3 apo 10 vetë që paguan nga dikasteret e veta, por grupi duhet të jetë i përzier me shkencëtarë të disa disiplinave.
Fakti që mohohet ekzistenca e projektit, do të thotë se nuk ka dhe një grup ekspertësh?
Po, deri tani nuk ka, por grupin ai mund ta ngrejë kur t’i vijnë në mënyrë zyrtare projekti bashkë me raportin mjedisor. Por, qeveria duhet të nuhasë se çfarë është në projektin e tyre sot, çfarë janë memorandumet e bashkëpunimit. A i kemi ne në rregull? Jo, s’i kemi në rregull, sepse aktualisht ti s’je palë në grupin monitorues të Maqedonisë. Pra ti po bën gabime që Maqedonia merr të gjitha benefitet që vijnë nga marrëveshja me Jugosllavinë.
Cila është kërkesa juaj për qeverinë?
E thënë në mënyrë metaforike kërkesa është: Hap sirtarët e vjetër dhe korrigjo gabimet e viteve ’90 e këtej. Ne duhet të gjejmë mënyrën se si mund t’i korrigjojmë. Të paktën informimin publik, pjesëmarrja në matje, një studim për Radikën atje ku buron dhe jo ku ai e bën matjen. Shteti ynë ka shkelur parimet e 4 marrëveshjeve ndërkombëtare, ku ne nuk jemi pjesë informimi, pjesë e vendimmarrjes, por jemi pjesë e aferës. Ne i kërkojmë qeverisë të ngrejë që tani një grup studimor ‘Ad-Hoc’, pa ardhur projekti.

Leave a Reply