December 20, 2013  |  0 comments
1dibranet-ebqo
OKB : Pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, sheshin e njohur Dag Hamarskjold Plaza sot pas dite u mblodhën dhjetra shqiptar, përfaqësues nga disa shoqata dhe organizata të komunitetit për më shumë se dy orë për të protestuar si thanë ata:” kundra Planit të Qeverisë Maqedonase, për të ndrruar rrjedhjën e lumit historik të Radikës, ku uji i këtij lumi sipas planit maqedonas – do të derdhej në Vardar dhe më tej drejt detit Egje, në vend të rrjedhjes natyrore drejt perëndimit.

Protesta ishte organizuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra”, e cila i bëri thirrje me anë të medias dhe rrjetit social Fb dhe Twitter, të gjithë shqiptarëve në SHBA, që ti bashkëngjiteshin protestës së ditës së sotme para OKB-së, në mbrojtje të lumit Radika. Megjithëse pjesmarrja ishte e vogël – protestuesit e ngrizën zërin e tyre për një të drejt që thyen edhe ligjet ndërkombëtare, “ajo për kontrollin e ujrave në mes dy shteteve”.

edi_egriu

Me këtë rast, pjesëmarrsit nënshkruan edhe një Peticion të Komunitetit Dibran në SHBA i cili do ti dorëzohet në mënyrë zyrtare, të hënën, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe zyrës së OKB-së për ujrat (UN Water). Peticioni, është kundër projektit të hidrocentralit “Fusha e Lukovës”, që parashikon ndryshimin e rrjedhës së lumit Radika, duke i`u shmangur rrjedhjes së tij natyrore nëpër Dibër.

Një kopje e këtij peticioni, sqaroi organizatori i kësaj proteste, është paraparë t’i drejtohet edhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ambasadores amerikane Susan E. Rice në OKB, administratës së Presidentit Obama, si dhe ambasadave të shteteve të mëdha në Kombet e Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë e Italisë,etj,.

Protesta fillojë në orën 1:00 të mesditës sipas orës amerikane, dhe 19:00 të mbrëmjes me orën lokale në Dibër të Madhe, ajo zgjati e deri në ora 3 pasdite. Këtë protestë e udhëhiqën anëtarët nga Komisioni organizator, Din Radoveshi, Ylber Pilku, Haxhi Maqellara, që u ngrit në takimin e Shoqatës Atdhetare “Dibra”, javën e kaluar, kryesuar nga kryetari i saj Musa Paçuku.

Protestën me telegrame nga Dibra e Madhe, e përshëndetën dhe Kryetari Komunës së Dibrës së Madhe, maxhistër Ruzhdi Lata dhe Kryetari i Këshllit të Komunës Bashkim Mashkulli

Këtë protestë e hapi këngëtari i njohur dibran Haxhi Maqellara me një përshëndetje rasti. Më pasë dy hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, shënuan zyrtarisht fillimin e protestës e cila u shoqërua më pas me fjalime dhe thirrjet ” Stop Lumit të Radikës”. Kurse e moderojë gazetari i komunitetit Beqir Sina. Peticionin në gjuhën anglisht e lexoi anëtari i kryesisë së shoqatës Dibra zoti Murat Mela. Kurse, telegramet përshëndetëse, i lexoi; zoti Qenan Ame.

Plani të paligjshëm i cili, është miratuar nga qeveria Maqedonase, në kundërshtim me konventat Ndërkombëtare të Ujarave – ruajtjen dhe Mbrojten me Ligj të ujrave natyrore, e quajti në fjalën e tij, kreu i dibranëve Musa Paçuku, pra Planin e Shkupit, i cili sipas tij, është edhe në kundërshtim të papërgjegjëshëm me Ligjet nderkombetar mbi Ujarat (resolution adopted by the UN, 63/124, (2009) anksi, Article 10).

      “Ne, shqiptarët e Amerikës, kemi jetuar dhe jetojmë gjithmonë me shetësimet e vëllezërve e motrave tona në vendlindje, tha zoti Paçuku, dhe përcjellim me  vëmëndje të madhe çdo gjë  që shkon në dëm të popullatës shqiptare, kudo si në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri. Ne me protestat tona – por edhe me reagimet tona nuk do të lejojmë që edhe pushtetarët tanë, që për shkak të “kolltukut” të bëhen palë me qeveritaret Maqedonas. Ne do të përkrahim dhe mbështesim pushtetarët dhe politikanët shqiptar, vetëm atëhere, kur at atë jenë njësh me popullin e tyre, të punojnë dhe dëgjojnë popullin e tyre, i cili u ka besuar dhe u ka dhënë votën” tha ai.
      “Protestën, theksojë Paçuku, po e mbajmë, mbasi këto ditë janë duke protestuar edhe qytetarët dibranë, pra edhe ne jemi duke iu bashkëngjitur me këtë rast, kërkesave të bashkëqytetarve tanë, në Dibër të Madhe, dhe kryetarit tonë të Komunës së Dibrës së Madhe, zotit Ruzhdi Lata, Këshillit të Komunës, zotit Bashkim Mashkulli, si dhe shoqërisë civile, duke menduar se kjo protest është vetëm fillimi dhe se do vazhdojë deri në arritjen e qëllimit tonë, për të qenë në krah të qytetarve tanë në çdoher që qeverija anashkalon transparencën me qytetarët e Dibrës” tha Paçuku.
   Qëndrimin e Shkupit me shqiptarët, sidomos me ata të Dibrës së madhe, kryetari i debranëve në SHBA, e krahasoi me atë të Ish “Jugosllavisë” dy dekada më parë. “Shkupi, tha ai nuk i pyet fare, për shqiptarët dhe për Dibrën, ashtu si vepronte edhe nën ish”Jugosllavinë” që u shkerrmoq dhe nuk egziston më, kur shqiptarët ishin qytetar të dorës së dytë apo të tretë…apo ku di unë si na konsideronin ata atëhere, dhe këta e sot!” theksoi Paçuku. 
  Dibra e Madhe, në fjalën e Paçukut, është  sot nën Maqedoni! dhe ka mbetur për fatkeq ashtu si ishte ajo nën  vitet e 90-ta, e ndoshta ma keq kur ishte ish “Jugosllavia” e cila falemintoi, dhe u shkërrmoq, sikur të mos kishte qenë dhe kjo republikë, e cila mbeti si një mbetje e saj me emrin që e thërrasin sot në OKB –  Republika e Maqedonis e ish Jugosllavisë, ka ngelur edhe sot pa emër…..?
   “Kësaj rradhe, u shpreh kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, nuk është rasti të flasim për këtë çështje dhe për atë se çfarë bën shqiptarët për këtë shtet, që të ndahet nga e ashtuquajtura “Jogusllavia” dhe 20 vjetëve më parë, se Maqedonia, të shpallte pavarësinë e saj – por që fatkeqësisht mund t’ju them se ky vend që pretendon te jet shtet dhe t’i bashkëngjitet BE, dhe Nato-s, ende ka mbetur pa emër dhe po thirret IRJM, dhe kjo a e dini pse ? falë atij nacionalizmit të sëmurë të Shkupit, dhe sidomos të Kryeministrit ultranacionalist Nikolla Gruevskit, që shpenzon qindra milionë dollar nga parat e popullit të vet, për të mbushur Shkupin me statujat e nacionalizmit Maqedonas, dhe të “Car Dushanit”.
            Kryetari i dibranëve, bëri thirrje duke thënë se sot ne Shqiptarët dhe sidmos ne Shqiptarët e Amerikës që jetojmë këtu në vendin kampion të lirisë dhe demokracisë, këtë vend të bekuar  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kemi të drejtë të pyesim dhe t’i drejtohemi Shkupit, : “ Çfarë bëri kjo Maqedoni për Shqiptaret, çfar ka bërë për Dibrën tonë! Që të mos mbetet ashtu si na thërrasin neve sot ‘Zorra Qorre” – nën Ish “Jugosllavi” dhe Zorra Qorre, sot nën Maqedoni…!

Në emër të FederatësPan Shqiptare të Amerikës VATRA, protestën e dibranëve, e përshëndeti kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj.

 

     I cili, tha se :”Në kohën e tanishme, ne shqiptarët kemi shumë çështje me interes kombëtar, që duhet t’i adresohemi seriozisht, komunitetit ndërkombëtar, por sot ne jemi mbledhur këtu, para OKB-së të ftuar nga Shoqata Atdhetare “Dibra”, për të ngritur zërin tonë të unifikuar në solidaritet me popullin e qytetit të Dibrës së Madhe, të cilët janë të kërcënuar me pasojat e dëmshme nga plani i Qeverisë së Maqedoanisë, për të ndërtuar një digë mbi lumin historik të Radika, e cila do të çojë edhe në ndryshimin në rrjedhën e tij natyrore.”Kjo, theksoi ai do të rezultojë në tharjen e lumit Radika në rrugën e saj drejt perëndim, e cila ka qenë një rrugë natyrore e përshkrimit të këtij lumi historik, që është i rrethuar nga fshtarat dhe banorët e tyre do të vuajnë dëmet lehtësisht të parashikueshme, ekonomike dhe ekologjike, të këtij devijimi.”Për mendimin tonë tha kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, lumi Radika që derdhet në Shqipëri, duke ndryshuar drejtimin e saj të rrjedhës, ka për t’u  bërë edhe një çështje ndërkombëtare dhe mund të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë.Prandaj tha kreu i Vatranëve në Shtetet e Bashkuara, le të të bashkohemi të gjithë shqiptarët e Amerikës,  duke i bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë për të braktisur planin e saj që do të ketë implikime të padëshiruara të brendshme dhe ndërkombëtare.”
     Një solidarizim të fuqishëm me dibranët shprehu në fjalën e tij, edhe kryetari i Akademise Shqiptaro Amerikane te Shkencave Porf. dr Skender Kodra. Protestën e përshëndetën edhe ish- kryetari i shoqatës Dibra, zoti Lavderim Cami, kryetari i Fondacionit Palvë e Guci, Esat Gjonbalaj. Zoti Grid Rroji – Kandidat për Ph.D. aktualisht Lektor i Ideologjisë dhe Propagandës në Departamentin e Politikës në Universitetin NYU, përshëndeti në emër të FSHAD. Ndërkohë, edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Martin Shkreli, Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës Çamëria inxhinier Sali Bollati, dhe Ish Kandidati për Kongresmen Emin Eddie Egriu, Kryetari i PUSH. përshëndetë gjithashtu protestën
.    Në emër të komunitetit të artistëve shqiptarë në Amerikë foli Roland Uruçi, producent dhe skenarist me origjinë nga Dibra e Madhe, sikurse edhe Përparim Prapaniku, që në fund foli në emër të komunitetit Dibran në Dibër të Madhe dhe atij në  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
nga Beqir Sina

Leave a Reply