01-19-14 NEWS24: Protestë në Tiranë kundër devijimit të lumit Radika, kërkohet referendum loka.

Aktualitet
Vendorët dhe shoqatat në Dibër të Madhe peticion qeverisë për të mbrojtur Radikën
Shkak është bërë ndërtimi i një HEC-i në fushën e Llukovës
27 nëntor 2013 21:39

Jane bashkuar te githe kunder devijimit te rrjedhes se lumit Radika.
Stop projektit vdekjeprures te flores dhe faunes se Dibres .
Me kete qellim nje peticion i eshte drejtuar qeverise maqedonase .
Per vendoret , kjo eshte nje grabitje tjeter qe po I behet Dibres se madhe. Keshilli komunal gjithashtu i eshte bashkuar ketij peticioni. Kryetari I kesaj Komune Rruzhdi Lata i kerkon ndihme jo vetem qeverise maqedonase por edhe Republikes te Shqiperise e asaj te Kosoves, sepse devijimi I 6 burimeve uje qe derdhen ne adriatik tashme do derdhet ne Egje .
Me heret Qeveria e Maqedonisë I ka hapur dritën jeshile , ndërtimit te një HEC-i në fushën e Llukovës. Bëhet fjalë për ndërtimin e një liqeni (ujëmbledhësi) , I cili do të grumbullojë ujërat e të gjitha burimeve të bjeshkëve të Strazimirit, Korabit dhe gjithë përrenjve malorë në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni. Marrja e ketij uji do të dënonte me vdekje florën dhe faunën në gryken e Radikës. Nne liqenin e Dibrës do të mungonin dhjetëra metra kub ujë , rrjedhimisht kjo sasi uji do tu mungonte edhe 4 hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit, duke shkelur kështu një marrëveshje ndërkombëtare në dëm të shqipëtarëve . (ABC NEWS AL)

Protestë në Dibrën e Madhe
01/12/2013

Qindra banorë të Dibrës së Madhe u tubuan në sheshin Skënderbe në një protestë kundër devijimit të lumit Radika.
Duke iu drejtuar qeverive të tre vendeve (Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri) ata kërkojnë ndaljen e asaj që e quajnë masakër që po i bëhet këtij lumi, me devijimin e ujërave në një ujëmbledhës, për t’u derdhur më pas në Vardar e më tutje në Egje e jo në Adriatik.
Bashkë me kryetarin e komunës Ruzhdi Lata, banorët thonë se ky projekt është vdekjeprurës për florën dhe faunën e pasur të kësaj zone.
Në ujëmbledhësin në trekëndëshin Kosovë-Maqedoni-Shqipëri do të ndërtohet një hidrocentral. Ky projekt do të pakësojë prurjet edhe në kaskadën e Drinit me hidrocentralet e saj.
(Top Channel TV, AL)